FOTO/ Noizy e sulmoi ashpër dhe e ofendoi, tani Olti Curri e konsideron thjesht një fans

FOTO/ Noizy e sulmoi ashpër dhe e ofendoi, tani Olti Curri e konsideron thjesht një fans

13:43, 15/06/2019
A+ Aa A-

Sherri Noizy-Olti Curri ka qenë kryefjala e këtyre ditëve të fundit në portale dhe në rrjete sociale.

Ky sherr me fyerje dhe ofendime nisi pasi Olti posti një foto të Noizyt dhe e ironizoi atë lidhur me kartën e studentëve.

 Reperi e ka lexuar këtë postim dhe ka vendosur që t’i përgjigjet Oltit, duke e ofenduar në statusin e tij.

Por nuk ka mbaruar me kaq, Noizy ka vazhduar t’i komentojë edhe në foto që ai ka postuar duke e ofenduar sërish.

Së fundmi Olti Curri ka postuar një foto në Instagram dhe ka ardhur një koment, por këtë herë jo nga Noizy, por nga një ndjekës i cili e ‘paralajmëron’ që të mos postojë më foto se do i komentojë reperi.

“Mos posto foto se po të komenton Zini e po ta prish foton”, i shkruan një ndjekës Oltit. “Profili është i hapur për të gjithë fansat e mi”, ia ka kthyer Olti në mënyrë ironike duke lënë të nënkuptohet se ai e konsideron një fans.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco