Rita Ora përmend Kosovën dhe jep mesazhin e fortë: Duhet të qep gojën dhe të...

Rita Ora përmend Kosovën dhe jep mesazhin e fortë: Duhet të qep gojën dhe të...

22:42, 26/05/2019

Rita Ora është një prej këngëtareve më të njohura dhe më të suksesshme në të gjithë botën.

Kohët e fundit këngëtarja është duke zhvilluar disa koncerte në të gjithë botën.

Mbrëmjen e djeshme, ajo ishte në Londër ku ka performuar disa prej këngëve të saj më të mira.

Më pas me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo ka falënderuar fansat për mbështetjen që i kanë dhënë.

Në këtë postim Rita ka përmendur edhe faktin se të qenit nga një vend i vogël si Kosova është e vështirë të të bëhen ëndrrat realitet, por dha një mesazh duke treguar se me anë të durimit arrihen gjithçka.

Postimi i plotë:

Durimi është një prej gjërave më të rëndësishme që mund të kesh. Miqtë e mi thonë që unë kam shumë për të thënë, prandaj duhet të qep gojën dhe të këndoj. Për herë të parë në jetën time, jam pa fjalë. Të jesh nga vendi nga i cili unë vij, nga Kosova, është e vështirë që ëndrrat të bëhen realitet, por fakti që jam këtu më bën të besoj që ëndrrat e mia janë bërë realitet dhe nuk do ta harroj këtë për asnjë sekondë, do të punoj fort. Atë çfarë thashë mbrëmjen e kaluar e kisha seriozisht. Fansave të mi dua ti them faleminderit që keni qenë krah meje gjatë gjithë këtyre viteve, me ulje ngritjet, me vështirësitë dhe me trofetë. Ju dua”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco