Episodi i fundit i ‘Dua të të bëj të lumtur’, surpriza më e bukur rezervohet për Arbanën

Episodi i fundit i ‘Dua të të bëj të lumtur’, surpriza më e bukur rezervohet për Arbanën

21:25, 24/05/2019
A+ Aa A-

Sezoni i parë i ‘Dua të të bëj të lumtur’ ka qenë i mbushur me histori prekëse dhe emocionuese në të njëjtën kohë, duke ‘gozhduar’ publikun shqiptar pas televizorit çdo të shtunë. Mirëpo pak nga pak, është afruar dhe puntata e fundit e programit, e cila do të transmetohet ditën e nesërme dhe siç mund ta mendoni, do të jetë e mbushur plot surpriza.

Nesër do të rishohim dhe njëherë historitë më ‘pikante’ të këtij sezoni dhe se si ka ndryshuar jeta e këtyre personave pas ‘Dua të të bëj të lumtur’. Përveç kësaj, surpriza më e bukur do të jetë ajo që ka organizuar stafi i programit për drejtuesen, Arbana Osmani.

 “Në fund, surpriza më e bukur ishte për mua”, ka shkruar moderatorja në një foto të publikuar në ‘Instagram’, ku shfaqet pranë gjyshit dhe gjyshes së saj. Nuk kanë munguar komentet pozitive nga fansat e saj, të cilët e kanë përgëzuar për programin inspirues. Arbana nuk ka zbuluar më detaje në lidhje me episodin final, kështu që na mbetet vetëm të presim ditën e nesërme.

View this post on Instagram

Neser??

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco