Bixhoz me dashurinë/ Shivai mëson se Anika ka probleme mendore, ja ç’do ndodhë të hënën

Bixhoz me dashurinë/ Shivai mëson se Anika ka probleme mendore, ja ç’do ndodhë të hënën

18:29, 24/05/2019
A+ Aa A-

Anika e dëgjon sërish zilen në mëngjes dhe frikësohet. Komal vë zjarrin dhe përpiqet të mbysë Anikën. Shivai e gjen Anikën në tokë dhe ajo i tregon çfarë ndodhi. Shivai nuk sheh asnjë provë pasi Vir i ka bërë të gjitha me plan.

Anika i lutet Shivait ta besojë dhe thotë se nuk është e çmendur. Shivai i premton Anikës se nuk do lejojë t’i ndodhë diçka e keqe. Anika dëshpërohet dhe nuk e kupton çfarë problemi ka. Texh bën një ujdi në kompani dhe vendos të mbajë një festë.

Shivai gjen zilen dhe fillon ta besojë Anikën. Ai kupton që dikush po i sheh nga kamera dhe po përpiqet ta bëjë Anikën të çmendur. Vir i thotë Shivait se Anika ka probleme mendore. Shivai shtiret sikur e beson.

Monali përgatit një supë për Anikën dhe Vir hedh diçka që Anika të sillet si e çmendur. Gori mëson se dikush kërkon të vrasë Pinkin.

Gori i kërkon Omit ta anulojë festën por ai thotë se është e rëndësishme për biznesin. Anika nuk pranon ta provojë supën e Monalis. Vir nxehet pasi Anika po ja prish planin./revistawho.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco