FOTO/ A doni të dini si do të duket Blero dhëndër? Këngëtari na shuan kuriozitetin

FOTO/ A doni të dini si do të duket Blero dhëndër? Këngëtari na shuan kuriozitetin

09:36, 22/05/2019
A+ Aa A-

Me 21 shtator të këtij viti çifti i njohur i showbizit Blero dhe Afrona Dika do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Ata kanë vendosur ta organizojnë ceremoninë tek Rana e Hedhun në një nga hotelet më të bukura të bregdetit.

Dhe siç kanë treguar dhe vetë çifti dasma do të jetë madhështore dhe do të ketë shumë të ftuar Vip.

Dhe së fundmi  Blero ka treguar në llogarinë e tij në Instagram se ka filluar përgatitjen për ditën e madhe.

Ai shfaqet në foto me një kostum ngjyrë ulliri të ndërthurur me ngjyrën vishnje.

“Po bëhem gati, e dashur Afrona Dika”, ka shkruar ai, duke na bërë të gjithëve të mendojmë se ky do të jetë kostumi i dasmës.

Dhe që të shkëlqejë atë ditë Blero ai i ka besuar kostumin e tij stilistit të njohur shqiptar Valdrin Sahitit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco