Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Çfarë po ndodh?! Eleni Foureira 1 vit më parë deklaroi origjinën shqiptare, por në Eurovision e bënë italiane

Çfarë po ndodh?! Eleni Foureira 1 vit më parë deklaroi origjinën shqiptare, por në Eurovision e bënë italiane

23:34, 19/05/2019
A+ Aa A-

Performanca e shumëpritur e Eleni Foureira në Eurovision ishte një ndër më të zjarrtat dhe sigurisht nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Me një veshje të punuar me detaje rrjete dhe yje që mbulonin vetëm pjesët intime, duke mos i lënë vend imagjinatës, Eleni e "dogji" dhe një herë skenën në Eurovision.

Por, përveç prezantimit të saj dinjitoz, ajo që ra në sy ishte dhe një fakt mbi origjinën e saj, i shkruar në ekranin e Tel Aviv.

Sipas ‘MyHaritage’ që është një kompani që realizon testin e ADN-së për të zbuluar origjinën, rrënjët familjare, Eleni ka rezultuar 68.9 % me origjinë nga Greqia dhe nga Italia e Jugut.

“Fakt familjar nga Eurovision. Rezultatet nga ‘My haritage’ të Eleni tregojnë se ajo është 68.9 % nga Greqia dhe Italia e Jugut.”- është shkruar në ekranin e Eurovision 2019 gjatë performancës së këngëtares që përfaqëson Qipron.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ajo19/05/2019 23:57

Pse u cuditet? Ka shume mundesi qe Eleni eshte vllahe ( arumune), prandaj dhe ADN- ja e saj e nxjerr greke- italiane. Jo cdo njeri i lindur ne Shqiperi eshte shqiptar.

Shto koment

Denonco