FOTO/ Modelja i tregon të gjitha në Eurovizion

FOTO/ Modelja i tregon të gjitha në Eurovizion

15:23, 19/05/2019
A+ Aa A-

Bar Rafaeli është supermodelja më e famshme nga Izraeli. 33-vjeçarja këtë të premte u ngjit në skenë për të performuar bashkë me fituesen e edicionit të kaluar të Festivalit europian të Këngës, “Eurovision”, në atë që është vetëm nata e provave përpara finales së madhe të së shtunës.

Modelja seksi u shfaq e veshur me një minifustan të argjendtë. Gjatë këtyre provave, ylli izraelit ofroi shumë për shikuesit e pranishëm, madje edhe më shumë nga ç’mund të kishin imagjinuar ata, shkruan Panorama.

Ish-e dashura e aktorit të “Hollywood”-it, Leonardo DiCaprio, u ngjit në krevatin e vendosur mbi skenë, u shtri dhe teksa përpiqej të zbriste prej tij më pas, nuk arriti të mbulonte gjithçka që duhej, edhe pse nuk ka asgjë për t’u turpëruar pas një ekspozimi të tepruar nga pakujdesia.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco