Jonida Maliqi shkëlqen në skenën e ‘Eurovision 2019’, përfundon me sukses interpretimi i këngëtares tonë

Jonida Maliqi shkëlqen në skenën e ‘Eurovision 2019’, përfundon me sukses interpretimi i këngëtares tonë

21:22, 18/05/2019
A+ Aa A-

Ka përfunduar suksesshëm prezantimin e saj në natën finale të “Eurovision 2019”, artistja shqiptare Jonida Maliqi.Ajo është ngjitur në skenë e 2-ta në radhë për të kënduar ‘live’ këngën e saj “Ktheju tokës”, me të cilën përfaqëson sivjet Shqipërinë në festivalin evropian.

E veshur me plot glamur dhe me një interpretim korrekt notash, Jonida Maliqi la mbresa te të gjithë shikuesit me paraqitjen e saj plot shkëlqim.

Shqiptarët nga diaspora mund të votojnë për ta ndihmuar Shqipërinë që këtë vit të arrojë një rezultat të lartë në renditjen finale të “Eurovision”-it, i cili po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco