FOTO/ Vajza 19-vjeçare e Arkanit dhe Cecës shfrenohet në jetë luksoze

FOTO/ Vajza 19-vjeçare e Arkanit dhe Cecës shfrenohet në jetë luksoze

16:59, 16/05/2019
A+ Aa A-

Vajza e kriminelit më të njohur serb, Zeljko Raznatoviç, i njohur edhe si Arkani, i shumë kërkuar për krime lufte, tregoi pasurinë e familjes teksa festoi 19-vjetorin në hotel Hyatt në Beograd.

Bëhet fjalë për bukuroshen Anastasija Raznatoviç, e bija e Arkanit dhe këngëtares së njohur serbe Ceca.

Ju kujtojmë që Arkani u vra në vitin 2000, përpara se të përballej me gjykatën e OKB për krime lufte në lidhje me gjenocidin ndaj mijëra kroatëve dhe boshnjakëve në fillim të viteve ’90.

Ai njihej për karrierën e tij si kreu i një grupi të krimit të organizuar, që kishte kryer grabitje në Suedi, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani.

Pavarësisht lidhjeve me vrasjet dhe krimin e organizuar, familja e tij ka shijuar një stil luksoz jetese.

Vajza e tij mbërriti në hotel me një limuzinë dhe një fustan të kuq ballosh.

Qindra politikanë, muzikantë, biznesmenë, aktorë dhe modele shijuan darkën luksoze.

Trëndafilat ishin shenja dalluese e Arkanit.

Thuhej se ai linte një trëndafil të kuq në skenat e krimeve të tij.

Nëna e vajzës, këngëtarja popullore serbe, Ceca, refuzoi të komentonte festën luksoze.

“Jam krenare për vajzën time,” tha ajo.

Serbët e thjeshtë megjithatë e quajnë këtë një shfaqje të turpshme.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco