FOTO/ John Travolta i shkruan Blerim Destanit, aktori shqiptar publikon bisedën

FOTO/ John Travolta i shkruan Blerim Destanit, aktori shqiptar publikon bisedën

09:43, 01/05/2019
A+ Aa A-

Aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani, ka prekur ëndrrën Hollywood-iane, pasi do të luajë në filmin "The Poison Rose" krah aktorëve si Morgan Freeman, John Travolta, Kat Graham, Famke Janssen etj.

Teksa aktori me famë botërore, John Travolta, ka publikuar në profilin e tij në Instagram trailerin e filmit të ri, Blerimi i ka lënë si koment emojin e dy duarve.

Travolta i ka shkruar Blerimit duke iu përgjigjur komentit, ku e falenderon aktorin shqiptar.

Bisedën mes tyre, aktori shqiptar e publikoi në Instastory, ku ka etiketuar kolegun e tij Travoltën, duke e shoqëruar me emojin e një kurore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco