FOTO/ Ylli i Instagramit shkon në ekstrem për të provuar që prapanica e saj është e vërtetë

FOTO/ Ylli i Instagramit shkon në ekstrem për të provuar që prapanica e saj është e vërtetë

20:27, 26/04/2019
A+ Aa A-

Një modele e mediave sociale ishte e lodhur me kritika nga ndjekësit e Instagramit, kështu që ajo gjeti një mënyrë për t’u mbyllur gojën kritikëve të saj.

Daisy Keech ka një faqe të Instagramit të mbushur me foto që tregojnë format e saj.

Ajo krenohet që ka një prapanicë shumë të formuar dhe e reklamon atë shumë. Por për këtë 19-vjeçarja shpesh merr komente kritike.

Shumë e kanë akuzuar atë, se ka përdorur fotoshopin ose se ka bërë ndërhyrje kirurgjike për të arritur pamjen e saj.

Por ajo gjithmonë ka këmbëngulur, që trupi i saj është tërësisht natyral.

Image

Tani ajo pretendon se ka edhe ka prova që e mbështesin argumentin e saj.

Adoleshentja shkoi te një kirurg plastik në Beverly Hills për të e ‘’certifikuar’’ prapanicën e saj.

Në një video të shpërndarë nga ajo në Instagram, Dr. Ashkan Ghavami ekzaminon lëkurën rreth prapanicës së saj, teksa ajo qëndron vetëm me të brendshme.

“Trupi i saj është i bekuar gjenetikisht. Prapanica e saj është e vërtet, kështu që i thashë asaj që të mos brengoset nga komentet për atë se çfarë i thonë të tjerët”, thotë mjeku.

Videoja është parë 151 mijë herë dhe modelja ka marrë shumë komente të mira.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco