‘Dreq!’ E gjuajnë me limon, Grande largohet e tërbuar nga skena

‘Dreq!’ E gjuajnë me limon, Grande largohet e tërbuar nga skena

17:40, 22/04/2019
A+ Aa A-

Ariana Grande u godit nga një person me limon gjatë performancës në “Coachella 2019” dhe si rrjedhojë ndaloi performancën e saj. Fansat e këngëtares janë të bindur se personi në fjalë ishte një mbështetës i Beyonce-s, pasi pretendohet se Ariana është paguar më shumë se sa ajo për të dhënë spektakël.

“Ja ç’ndodh ngaqë dikush nga ju më goditi me limon. Dreq!”-u shpreh këngëtarja para se të dilte nga skena, duke i lënë të gjithë të heshtur.

E megjithatë, ajo u rikthye brenda pak minutash për të nisur hitin e ri “NASA”. 25-vjeçarja e mbylli “Coachella 2019” në Ditën e Pashkëve me një surprizë, pasi solli Justin Bieber në skenë, ndonëse ky i fundit deklaroi pak kohë më parë se do të shkëputej nga muzika për shkak të problemeve të tij me shëndetin mendor.


 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco