‘Nuk e besoj dot si mbijetove me mua’, Omi i bën dedikimin e veçantë bashkëshortes

‘Nuk e besoj dot si mbijetove me mua’, Omi i bën dedikimin e veçantë bashkëshortes

22:59, 21/04/2019
A+ Aa A-

Kunal Jaisingh i njohur si Om nga seriali indian që transmetohet në ‘Tv Klan’, në dhjetor të vitit të kaluar u kurorëzua në martesë me aktoren Bharati Kumar dhe për dasmën e tyre shkruajtën të gjithë mediat indiane.

Një ditë më parë çifti bënë katër muaj të martuar dhe për këtë arsye Kunal postoi në rrjete sociale një video me momente nga dasma e tyre dhe i bëri një dedikim të veçantë bashkëshortes.

“U bënë katër muaj që jemi të martuar dhe nuk do kërkoja katër muaj më të mirë se kaq. Faleminderit që je vetvetja. Nuk e besoj dot si mbijetove kaq gjatë me mua”-shkruan aktori.

Bashkëshortja e Kunal Jaisingh është gjithashtu aktore dhe ata janë njohur gjatë xhirimeve të një seriali.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco