Këshilla kineze për të ruajtur linjat!

Këshilla kineze për të ruajtur linjat!

07:46, 19/04/2019
A+ Aa A-

Mjekësia kineze na mëson që një dietë e ekuilibruar siguron shëndetin tonë mendor, fizik dhe shpirtëror. Nga ana tjetër një dietë e varfër në elemente ushqyese na dëmton energjinë dhe mirëqënien fizike. Kinezët i kushtojnë shumë rëndësi ushqimit pasi për ta ushqimi është edhe ilaç.

Në Kinë ushqimet ndahen në kategori të ndryshme, po ashtu edhe në cilësi të ndryshme si ushqim për jetëgjatësi, ushqim për të larguar nxhetësinë e brendshme, ushqim për të ekuilibruar forcat e energjisë yin- yang etj.

Një proverbë kineze thotë se 'ushqimi dhe ilaçi vijnë nga i njëjti burim'. Edhe pse dietologët kinezë e kuptojnë rëndësinë e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave, vitaminave e mineraleve, ata janë të mendimit se ekuilibrimi i propocioneve ushqimore dhe shija e temperatura e ushqimit janë pjesa e konceptit në tërësi të dietës së shëndetshme. Nëse ne ndryshojmë cilësinë apo sasinë e ushqimit që hamë çdo ditë kjo do të ketë ndikim të thellë në shëndetin tonë. Kjo gjë mund të parandalojë disa sëmundje kryesore, shumë të përhapura në Perëndim.

Image

Sasia e tipike e ushqimit kinez ndahet në 3 grupe? 40–45% perime dhe fruta 40–45% drithëra dhe karbohidrate 10–20% mish, peshk vezë etj Dietologët kinezë na sugjerojnë që të mos konsumojmë shumë usqhime të ftohta dhe të gjalla. Ata sugjerojnë që perimet të gatuhen lehtë përpara se të hahen. Ata argumentojnë se ka dy arsye për këtë, së pari ushqimet e gjalla janë më të vështira për t'u tretur se ushqimet e gatuara dhe së dyti procesi i tretjes së ushqimit kërkon nxehtësi.

Stomaku mund të krahasohet me një tenxhere të thellë të ngrohtë mbushur me supë në pikën e vlimit. Nëse hidhni një masë të ftohtë në këtë supë do të ftohet dhe do të kërkojë më shumë energji për të tretur ushqimin. Rrëzoni kilet pa shumë sakrifica!

Shumë njerëz në Perëndim e kanë tepër të vështirë të rrëzojnë kilet e tepërta, ndërkohë që obeziteti ka arritur në shifra të frikshme. Në Kinë, njerëzit që ushqehen me një dietë tradicionale thuajse nuk kanë probleme me stomakun apo shpretkën. Stomaku dhe shpretka janë dy organet kryesore që ndihmojnë për tretjen dhe detyra e tyre është të asimilojnë dhe transformojnë ushqimin dhe lëngjet që konsumojmë. Nëse konsumoni ushqime që dobësojnë funksionin e ketyre dy organeve mund të shkaktojë problem me peshën.

Image

Si të veprojmë…. -Hani ushqime të shëndetshme, por evitoni dietat drastike Një dietë e shëndetshme ka drithëra, perime e fruta. Nëse këto konsumohen si duhet në masa të duhura atëherë do të forcojnë shëndetin e stomakut dhe të shpretkës dhe do t'i lejojë këto dy organe të punojnë si duhet. - Hani tri here në ditë rregullisht. Nëse nuk hani një vakt dobësoni shpretkën. - Hiqni dorë nga pijet dhe ushqimet e ftohta. I ftohti ngadalëson motabolizmin. 

- Mos hani shumë ushqime të ëmbla. - Kujdesni nga ushqimet e ndenjura. Nëse ushqimi qëndron më shumë se 24 orë sipas dietologve kinezë është i prishur, pasi humbet vitaminat e mineralet. Mos përdorni mikrovalën për të ngrohur ushqimet. Dieta e Simonit Simon është 35 vjeç dhe punon shumë. Kohë e fundit ai pati dhimbje të vazhdueshme koke dhe ndihej pothuajse gjatë gjithë kohë si lodhur. Le të shohim çfarë ha ai. Në orën 8 të mëngjesit: Bollgur me shumë qumësht dhe sheqer. Një filxhan kafe Pushimi i orës 11.00 Kafe dhe një cope kek Dreka në 1.00: Bukë –salcice dhe patate të skuqura, një mollë dhe një filxhan kafe. Pushim në 3.30: Një filxhan kafe dhe një mini kek

Image

Pasi shkon në shtëpi në orën 7 p.m. ha makarona me krem qumështi dhe perime. Një mollë dhe një filxhan çaj. Pse ndihet i lodhur ai dhe cilat janë problemet me dietën Së pari, dieta e Simonit përmban shumë yndyrna , sheqer dhe shumë kafe.. Ushqimi me kolesterol të lartë dhe numri i lartë i kafeve ka lodhur punën e stomakut, shpretkës dhe mëlçisë së tij duke e bërë që të ndihet i lodhur dhe me dhimbje koke. Sugjerimet për Simonin -Të pakësojë yndyrnat dhe të heqë dorë nga qumështi, duke e zëvendësuar me kos. Të mos përdor ushqime shumë kalorike për darkë si krem qumështi dhe të mos hajë pas orës 7 pasi stomaku do ta ketë shumë më të vështirë për të tretur ushqimin. -Të reduktojë konsumin e kafeve dhe të konsumojë më shumë lëngje frutash, ujë me limon apo xhenxhefil dhe më shumë çaj. -Të hajë më shumë perime e fruta -Të bëjë më shumë ushtrime të pajktën 20 minuta çdo ditë,

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco