Vrasje të vogla/ Të gjithë mësojnë lidhjen e Serhanit me Ojan, ja ç’do ndodhë nesër

Vrasje të vogla/ Të gjithë mësojnë lidhjen e Serhanit me Ojan, ja ç’do ndodhë nesër

21:14, 18/04/2019
A+ Aa A-

Merve dhe Pelin kontrollojnë në dollapët e Serhanit dhe Tajlanit për të mësuar kujt i mungon mansheta. Serhan dehet dhe shkon në shtëpinë e Ojas. Ai afrohet për ta puthur Ojan por ajo nuk e lejon. Serhan kërkon falje dhe largohet.

Merve dhe Pelin i gjejnë të dy manshetat. Merve i tregon Serhanit se Oja ka një lidhje me Tajlanin. Ndërsa Pelin i tregon Tajlanit se Oja ka lidhje me Serhanin. Oja takohet me Serhanin në kafe dhe i thotë se e harroi natën e mbrëmshme dhe ata mbeten miq.

Tajlan shkon në kompaninë e Serhanit dhe i kërkon llogari për lidhjen me Ojan. Serhan nuk e pranon dhe i thotë Tajlanit të mos e vazhdojnë më bisedën. Tajlan takohet me Mehmetin dhe i tregon se Serhan dhe Oja kanë një lidhje.

Mehmet nuk e beson dhe i thotë Tajlanit se Serhan nuk është një mashkull i tillë. Pelin shkon në shtëpinë e Merves dhe pret ta gjejë të mërzitur por habitet kur Merve i thotë se Serhan i kishte të dy manshetat.

 Pelin i thotë Merves se edhe Tajlan i kishte të dy manshetat. Merve dhe Pelin mendojnë se po gënjejnë njëra-tjetrën. Arzu ja arrin t’i bëjë të gjitha punët e saj në kompani.

Mehmet shkon në kompaninë e Serhanit dhe mëson se Arzu ka filluar punë. Serhan i tregon Mehmetit se Arzu e bën shumë mirë punën./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco