Gashi, i biri i refugjatëve shqiptarë: Gjërat që nuk i dini për reperin, që po bën famë në SHBA

Gashi, i biri i refugjatëve shqiptarë: Gjërat që nuk i dini për reperin, që po bën famë në SHBA

16:55, 10/04/2019
A+ Aa A-

The New York Times i ka kushtuar një artikull shumë të detajuar reperit me prejardhje shqiptare.

Para disa vjetëve, reperi i ri ishte një pastrues. Ndërsa tani ai ka miliona dëgjimenë SoundCloud dhe një kontratë me RCA Records”. Kështu fillon shkrimin për Gashin prestigjiozja ‘The New York Times’.

29 vjeçari, emri i të cilit është Labinot dhe mbiemri Gashi, është lindur në Tripoli të Libisë dhe familja e tij kanë jetuar në 24 vende të ndryshme të botës para se të vendoseshin në Brooklyn të New York-ut kur ai ishte 11 vjeçar.

Gashi tani jeton mes dy vendeve, hapësirës së madhe të apartamentit në Beverly Hills, Kaliforni dhe shtëpisë së re në Brooklyn, të cilën e ka blerë për prindërit e tij në vitin 2017.

Gashi është një reper, i cili po ndjek famën dhe një artist, i cili ka bashkëpunuar me DJ Snake, French Montana dhe emra të tjerë të mëdhenj në industrinë e muzikë botërore.

“Është shumë e rrallë, që një fëmijë si unë – një refugjat – të mund të thotë gjërat si, ‘jetoj në L.A’, ‘i kam blerë prindërve një shtëpi më të madhe’, ‘i kam blerë babait një veturë’”, ka thënë ai. “Nuk më duket e besueshme. Kam frikë ta mendon këtë, se mos gjithçka prishet dhe më ikën ky moment”.

Që kur ishte një djalë i ri në Mynih, Gashi ka fituar para për familjen e tij, duke performuar lëvizje të Michael Jackson në rrugë. Dhe që nga ajo kohë ai nuk është ndalur. Në vitin 2016 një video e tij, duke vallëzuar me këngën e tij të parë, ‘Disrespectful’, xhiruar nga nëna e tij, është bërë virale në internet, duke i sjellë miliona dëgjime në SoundCloud dhe një kontratë me Roc Nation.

Gjatë takimit me RCA Records pak kohë më pas, ai ka mahnitur dhomën e konferencave plot me ekzekutivë, me një performancë mbresëlënëse. Ata kanë nënshkruar menjëherë në atë moment me artistin shqiptar.

Ndër projektet e tij më të fundit është edhe ‘My year’ me G-Eazy, të cilin edhe e performuan në shoun e Jimmy Fallon, ndërsa në radhë është albumi me RCA, për këngët e të cilit Gashi ka thënë se po punon duke u ndier si një reper, i cili ka mbetur në një makinë të kohës dhe do detyrohet të bëjë muzikë të viteve të ’80-ta. “Po ndihem si ‘Phil Colins i muzikës ‘trap’”./The New York Times

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco