Shokon këngëtarja e njohur: Për pak sa nuk përfundova prostitutë

Shokon këngëtarja e njohur: Për pak sa nuk përfundova prostitutë

04:07, 09/04/2019
A+ Aa A-

Këngëtarja Halsey ka thënë se ajo e kishte marrë në konsideratë të qenit prostitutë pasi që kishte mbetur pa shtëpi si tinejxherë

Duke folur për “Ending Youth Homelessness: A Benefit For My Friend’s Place Gala at Hollyëood Palladium”, ajo tha: Kur isha duke jetuar në New York, si tinejxherë, shokët e mijë merrnin dekorimet për dhomat e tyre, kurse unë isha duke debatuar me vetveten se a duhet apo jo të shkoj me një të huaj pasi që kështu mund ta paguaja vaktin e radhës të ushqimit”.

“Nuk ishte se bëja diçka të keqe. Nuk ishte pse diçka keq po me ndodhte më shumë dhe nuk ishte pse prindërit nuk me donin mua-sepse ata me donin shumë”.

“Por, një seri e rrethanave fatkeqe me lanë në këtë pozitë dhe kjo mund ti ndodh absolutisht të gjithëve”.

“Kam nevojë njerëz për ta kuptuar këtë, derisa jam shumë e lumtur që kam arritur nga një vajzë e të qenit pa shtëpi të jem pop yll, ne nuk e kemi shumë këtë mundësi. Ka diçka që po ndodh për momentin. E di më mirë se të gjithë sa e rëndësishme është që të jeni kreative në këtë industri të muzikës. Kjo është jetë a vdekje”, ka thënë ajo.

Krijuesja e hitit “Closer” ka thënë se ajo e ka marrë në konsideratë hapjen e “këmbëve” (të qenit prostitutë” si tinejxherë në mënyrë që të fitonte para.

Halsey edhe më parë ka folur për këtë gjë duke thënë se ajo ishte e vetëdijshme për “dhimbjen që do të vinte”.

“Kujtojani vetës: lumturia nuk është zëvendësim për mizorinë. Është një shtesë. Dhimbja gjithmonë mbetet aty. Por, kjo është në rregull. Ju lejoni lumturinë për t’u bashkuar me një tjetër opsion. Kështu që kur vije koha. Ajo atje ju pret, krahapurë një mundësi kur ju jeni gati ta zgjidhni…@ unë: jeta nuk është dhimbje kundër lumturisë. Një nuk e zëvendëson tjetrin. Ato ekzistojnë së bashku. Lumturia nuk arrin si një zëvendësim. Arrin për ta mbartur peshën e dhimbjes… @unë: tani kujtoni të thoni, jo ndonjëherë”, kishte shkruar ajo më parë në një stastus në Twitter.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco