Shtatë muaj pas martesës moderatorja e sportit tregon si i ka ndryshuar jeta

Shtatë muaj pas martesës moderatorja e sportit tregon si i ka ndryshuar jeta

14:36, 08/04/2019
A+ Aa A-

Moderatorja e njohur e "Digitalb", Vilma Masha 7 muaj më parë i dha fund beqarisë në një dasmë  private me partnerin Dori.

Siç dihet partneri i saj nuk dëshiron të bëhet publik kështu që Vilma asnjëherë nuk publikon foto me të.

E ftuar sot në emisionin “Wake Up”, Vilma tregoi sesi është jeta e saj pas martesës dhe nëse ka ndikuar në profesionin e saj.

 “Martesa nuk ka ndryshuar në jetën profesionale. Që kur ka ndryshuar statusi, rreth orës 08:00 ngrihem, pak më shpejt sesa kur jetoja te prindërit. Nuk bëj kafenë, se nuk jemi në 1932-shin. Kafenë e pimë në punë. Por bëj gjërat e tjera të rutinës së mëngjesit dhe më pas secili në punën e tij”, u shpreh moderatorja.

Ajo më pas theksoi edhe arsyen pse nuk ka postuar asnjë foto të bashkëshortit:

“Ka qenë ai që ka dashur të qëndrojë larg televizionit, sepse nuk ka interes të bëhet publik. Është me çështje dëshire. Kemi rënë dakord për këtë, pasi ai ka një punë që s’ka lidhje me televizionin”.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco