Rrëfimi prekës i Eli Farës për të bijën: Ulërija, ngrita spitalin në këmbë...

Rrëfimi prekës i Eli Farës për të bijën: Ulërija, ngrita spitalin në këmbë...

16:20, 27/03/2019

Eli Fara ka bërë sot një dedikim mjaft emocionues me rastin e ditëlindjes së vajzës së saj, Marina. Këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, ka kujtuar momentin e lindjes së vajzës në materntietin e Korçës, dhe të gjitha vuajtjet e asaj dite që ia shpërblyen kur mori në krahë engjëllin e saj të vogël.

Eli Fara kujton ulërimat, dhimbjet dhe shakatë që bënte mjeku me të, kur i kërkonte të këndonte një këngë. Por në fund tregon se harroi gjithçka kur mori në krah Marinën e saj që i ngrohu shpirtin dhe zemrën.

“Në dt 26 mars të vitit që u linde ti Jeta ime, ndodhesha në maternitetin e Korçës,vizitat e njerëzve të afërm kishin mbaruar dhe unë rrija shtrirë në krevatin e një dhome që e ndaja me një tjetër zonjë që priste të sillte në jetë fëmijën e saj, në orën 20:30 ndjeva dhimbjet e para të lindjes.. u gëzova që më në fund do të shihja fytyrën tënde.. u tremba sepse asnjë njeri i afërt nuk ndodhej pranë meje.. dhimbjet sa vinin e bëheshin më të forta, fillova të ulërija.. ngrita spitalin në këmbë, mjeku që ishte roje atë natë me thoshte hajde merrja një kënge! (Për shaka) në momentin e fundit më treguan që lindja ishte e vështirë sepse pozicioni jot ishte mbrapsht.. nuk i vura rëndësi, sido që të ishte, ti do dilje prej meje.. dhe ndodhi rreth orës 2:30 të dt 27 mars, me një goxha prerje, mu errën sytë, gjysmë e vetëdijshme dëgjova doli..vajzë ?? prita e prita duke mu dridhur këmbët derisa të më qepnin.. në mëngjes kur të mora në krahë harrova çdo gjë ..ndjesia ishte hyjnore, mu ngroh i gjithë trupi, shpirti, Zemra , Edhe ???? Marina ime!????????????”, shkruan ajo.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ne dt 26 mars te vitit qe u linde ti Jeta ime, ndodhesha ne maternitetin e Korçes,vizitat e njerezve te aferm kishin mbaruar dhe une rrija shtrire ne krevatin e nje dhome qe e ndaja me nje tjeter zonje qe priste te sillte ne jete femijen e saj , ne oren 20:30 ndjeva dhimbjet e para te lindjes.. u gezova qe me ne fund do te shihja fytyren tende.. u tremba sepse asnje njeri I afert nuk ndodhej prane meje.. dhimbjet sa vinin e beheshin me te forta, fillova te ulerija.. ngrita spitalin ne kembe, mjeku qe ishte roje ate nate me thoshte hajde merrja nje kenge ! (Per shaka)ne momentin e fundit me treguan qe lindja ishte e veshtire sepse pozicioni jot ishte mbrapsht.. nuk i vura rendesi, sido qe te ishte ti do dilje prej meje.. dhe ndodhi rreth ores 2:30 te dt 27 mars,me nje goxha prerje, mu erren syte, gjysem e vetedijshme degjova doli..vajze ?? prita e prita duke mu dridhur kembet derisa te me qepnin.. ne mengjes kur te mora ne krahe harrova çdo gje ..ndjesia ishte hyjnore, mu ngroh i gjithe trupi, shpirti, Zemra , Edhe ???? Marina ime!????????????

A post shared by Eli Fara (@elifaramari) on

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco