FOTO/ E pyesin për Albi Nakon live në Instagram, ja si përgjigjet Klaudia Pepa

FOTO/ E pyesin për Albi Nakon live në Instagram, ja si përgjigjet Klaudia Pepa

14:56, 27/03/2019
A+ Aa A-

Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, prej kohësh tashmë ka vazhduar karrierën e saj në Itali ku dhe është mjaft e njohur.

Klaudia është shumë aktive në rrjetet sociale ku herë pas here publikon video me koreografitë e krijuara prej saj, të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku.

Ditën e sotme balerina simpatike ka bërë një videolive në instagram ku është shfaqur me të ëmën, motrën e saj dhe gjyshen e sigurisht nuk mund të mungonin pyetjet nga më të ndryshmet e këtu nuk bën përjashtim as ish-partneri i saj Albi Nako.

Një fanse e pyeti “ku e ke Albin?” dhe Klaudia u përgjigj: “Me të thënë të drejtën nuk e di ku është, por e përshëndesim Albin”.

Më pas u pyet nga një fans nëse është akoma single dhe Klaudia tha: “Po, jam akoma single”.

ImageImage

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco