FOTO/ Nicolas Cage martohet për herë të katërt. Ja kush është e dashura e tij 19 vite më e re

FOTO/ Nicolas Cage martohet për herë të katërt. Ja kush është e dashura e tij 19 vite më e re

14:06, 26/03/2019
A+ Aa A-

Nicolas Cage pritet që së shpejti të kurorëzojë dashurinë e tij më të re me martesë.

“People” ka mësuar se aktori 55-vjeçar ka aplikuar për një licencë martesore me të dashurën e tij Erika Koik.

Ata kanë vetëm një vit që janë bashkë, pasi ylli i Hollivudit u fotografua me make-up artisten prillin e kaluar, gjatë xhirimeve në Puerto Rico.

Dyshja është parë shumë rrallë dhe më tepër ka qëndruar jashtë fokusit të mediave dhe daljeve publike.

 Aktori i njohur u martua për herë të parë në 1995 me aktoren Patricia Arquette dhe më pas u divorcuan në vitin 2001.

Nicolas u martua sërish për herë të dytë në gusht 2002 me Lisa Marie Presley dhe u nda në nëntor të po të njëjtit vit.

Bashkëshortja e tretë e Cage ishte Alie kKm, me të cilën u martua në 2004 dhe u nda në 2016.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco