Njihuni me aktoret kryesore të serialit ‘Vrasje të vogla’

Njihuni me aktoret kryesore të serialit ‘Vrasje të vogla’

20:47, 24/03/2019
A+ Aa A-

Këtë javë nisi seriali më i ri turk “Vrasje të vogla” i cili transmetohet çdo pasdite. Në qendër të serialit janë katër femra të bukura, të pasura dhe një e shkuar që i ndjek pas. Revista Who  ju tregon sot më shumë mbi aktoret e këtij seriali i cili është shpallur edhe seriali më i mirë në Turqi.

Rolin e Ojas e luan aktorja Gokçe Bahadir. Gokçe është 37 vjeç. Ajo është aktore dhe këngëtare. Gokçe e ka nisur karrierën si aktore në fillim të viteve 2000 dhe ka luajtur në shumë filma e seriale të njohur.

Aktualisht 37-vjeçarja është përqëndruar në karrierën e saj si këngëtare dhe këtë muaj mbajti koncertin e saj të parë. Rolin e Merves e luan aktorja Aslihan Gurbuz, 36 vjeç. Aslihan ka luajtur në disa seriale të njohur ku kujtojmë rolin e saj si “Sulltanesha Halime”.

Rolin e Pelinit e luan aktorja Bade Isçil. Ajo tashmë është shumë e njohur falë rolit si Banu tek “Kuzey Guney”. Bade është 35 vjeç dhe ndryshe nga dy aktoret e mësipërme e ka nisur karrierën si aktore shumë vonë.

Roli i saj i parë ka qenë në vitin 2007, më pas iu ofrua një rol tek “Ezel” e më vonë mori famë tek “Kuzey Guney”. Bade është nënë e një djali në jetën reale. Rolin e Arzu e luan aktorja Tulin Ozen, 39 vjeç. Tulin ka një karrierë të gjatë në filma, seriale dhe role në teatër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco