Rozana Radi: Jam në këtë moment të jetës time…

Rozana Radi: Jam në këtë moment të jetës time…

10:31, 24/03/2019
A+ Aa A-

E angazhuar në karrierën e saj si këngëtare, aktore, moderatore por edhe si sipërmarrëse, Rozana Radit i mbetet pa kohë për vete.

E ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’, këngëtarja tha se tani është koha që ti dedikohet më shumë vetes dhe partnerit dhe pse jo edhe sjelljes në jetë të një fëmije.

“Nuk kam patur kohë të bëhem nënë këto kohë. Kam qenë shumë e zënë. Por sigurisht, ka ardhur momenti biologjik që duhet ta marrim seriozisht dhe ti futemi punës”, tha Rozi.

Kur u pyet nëse do ta ushqejë me gji apo qumësht artificial, ajo tha mes batutave se kur zmadhoi gjoksin e bëri edhe për ti dhënë fëmijës. Kujtojmë se prej vitesh, Rozi bashkëjeton me Shpëtim Karakushin, oficer i policisë gjyqësore në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco