FOTO/ Nevina Shtylla zbulon të vërtetën e operacioneve plastike: Nuk jam kundra...

FOTO/ Nevina Shtylla zbulon të vërtetën e operacioneve plastike: Nuk jam kundra...

09:13, 21/03/2019
A+ Aa A-

Nevina Shtylla është një ndër moderatorët më simpatike të ekranit shqiptar.

Me buzëqeshjen dhe ëmbëlsinë e saj, brenda një kohe të shkurtër ajo rrëmbeu të gjithë dashurinë e teleshikuesve. 

Moderatorja bukuroshe ka hapur sërish opsionin ‘Ask a question’ në ‘Instagram’ për t’ju krijuar mundësinë ndjekësve dhe fansave të saj ta pyesin për gjithçka duan.

Mes pyetjeve të shumta që i janë drejtuar ajo ka zgjedhur disa prej tyre për t’i bërë publike.

Një prej ndjekësve e pyet nëse e kanë akuzuar ndonjëherë për operacione plasitke dhe si qëndron e vërteta.

’A ju akuzojnë për operacione plastike?!(personalisht mendoj që duket që s’keni)’ i shkruan ndjekësja moderatores.

’Duke qënë se punoj në televizion automatikisht bëhem pre e shumë paragjykimeve e steriotipeve.Kështu që po madje njëkohësisht dhe për hundën buzët e nuk kujtoj se çfarë tjetër. Duhet të dini se po flisni me një njeri që qan me të madhe kur bën një gjilpërë. Sidoqoftë nuk jam kundra nëse shërbejnë për të ndihmuar di kë të ndihet mirë me veten. Mbetet zgjedhje personale’ ka shkruajtur Shtylla në postim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco