Melisa i shpëton jetën Xhenetit dhe i kërkon falje për gjithçka, ja ç’do ndodhë të hënën

Melisa i shpëton jetën Xhenetit dhe i kërkon falje për gjithçka, ja ç’do ndodhë të hënën

20:12, 15/03/2019
A+ Aa A-

Xhihan i dërgon Xhenetin dhe Melisën në një shtëpi në pyll. Ai e hedh celulrin. Xhenet lëndon këmbën rrugës. Vajzat gjejnë rast për t’ja mbathur nga Xhihani. Arzu dhe Selimi me policinë mbërrijnë në pyll.

Policia njofton Arzun se i kanë humbur gjurmët. Xhenet nuk vrapon dot prej këmbës së lënduar dhe i lutet Melisës të shkojë. Melisa fshihet ndërsa Xhihan gjen Xhenetin dhe i vendos armën në kokë. Xhihan kërcënon Melisën se do e vrasë Xhenetin.

Melisa e frikësuar del nga vendi ku është fshehur dhe shpëton Xhenetin. Ata kthehen në shtëpinë në pyll. Arzu i tregon Mukadezit çfarë ka ndodhur. Mahir e mëson gjithashtu dhe i kërkon llogari Arzus.

Sema i tregon Mahirit se Arzu për të shpëtuar Melisën pranoi të martohej me Xhihanin. Xhihan i dërgon Xhenetin dhe Melisën në bregdet dhe i lidh. Xhihan telefonon Arzun nga një kabinë telefonike dhe i thotë të bëjë siç thotë ai.

Arzu niset për atje dhe merr edhe Kajan. Melisa i thotë Xhenetit se kur e mësoi se janë motra nuk i pëlqeu ajo ndjenjë. Xhenet i thotë të mos vazhdojë pasi kjo nuk do të jetë biseda e tyre e fundit.

Melisa i thotë se nuk e shihte dot si motër dhe përbrenda vuante. Ajo thotë se tani e kupton arsyen dhe se është shumë e çmuar për të. Xhenet i thotë se nuk do vdesin.

Melisa i kërkon falje Xhenetit për gjithçka që i ka bërë. Selim dhe Mahir kërkojnë në pyll së bashku me policinë. Arzu i tregon Kajas se Xhihan i kërkoi të zgjidhte mes tij dhe vajzave./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco