FOTO/ Ylli i filmave të 'Harry Potter' në karrocë paraplegjikësh, rrezikon të mbetet invalid

FOTO/ Ylli i filmave të 'Harry Potter' në karrocë paraplegjikësh, rrezikon të mbetet invalid

15:52, 14/03/2019
A+ Aa A-

 Ylli i filmit “Harry Potter”, Robbie Coltrane është parë për herë të parë në një karrocë paraplegjikësh në pritje të operacionit në gju, pasi prej kohësh vuan nga osteoartriti (sëmundje e kyçeve).

I njohur nga të gjithë si Rubeus Hagrid, në sagën e “Harry Potter”, aktori, 68-vjeçar, nuk mund të ecte dot në Pancras Renaissance Hotel, në Londër të hënën, pasi ishte në “dhimbje të vazhdueshme për vite me radhë në gjunjë”.

Sëmundja ka bërë që aktori të mos ecë dot pa ndihmën e karrocës, ndërsa pret të ketë një ndërhyrje të veçantë kirurgjikale në Amerikë.

“Është jashtëzakonisht frustruese për të, por ai me të vërtetë shpreson të ngrihet në këmbë pas kryerjes së operacionit”, tha një burim për “The Sun”.

Tre vjet më parë, aktori zbuloi se mjekët i kishin thënë atij të humbiste 44 kilogramë ndryshe rrezikon të mbetet invalid.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco