Këngëtarja pas lindjes thumbon: Shqiptarët s’më lanë dot shtatzënë, e bëri ‘zezaku i madh’

Këngëtarja pas lindjes thumbon: Shqiptarët s’më lanë dot shtatzënë, e bëri ‘zezaku i madh’

14:19, 14/03/2019
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur, Linda Halimi, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Linda e ka mbajtur shtatzëninë e saj të fshehtë për gjithë këto kohë por lajmin e bukur e  dha për herë të parë partneri i saj, Davon Edwards.

Në profilin e tij në ‘Facebook’, Davon ka zbuluar se ata janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Kaimana.

“Ne jemi shumë të lumtur dhe të bekuar të njoftojmë se vogëlushja jonë e parë erdhi në jetë. Ne kemi rënë në dashuri me të dhe mezi presim ta sjellim në shtëpi së shpejti! Partnerja ime ka pasur një shtatzëni shumë të shëndetshme dhe lindje të lehtë. Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja! Ju dua, djali juaj D, Lindita, Kaimana”, shkroi ai.

Por më shumë thumbuese ndaj meshkujve shqiptarë ka qenë Linda në prononcimet e saj pas lindjes së vajzës.

“Shqiptarët nuk arritën të më linin shtatzënë, këtë e bëri “zezaku i madh”. Ndjenja është fantastike”, ka thënë ajo.Burimi Gazeta Shqip

ImageImage

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco