Konfirmohet çifiti më i ri i showbizit, Era Istrefit në një lidhje me DJ e njohur

Konfirmohet çifiti më i ri i showbizit, Era Istrefit në një lidhje me DJ e njohur

09:56, 11/03/2019
A+ Aa A-

Nëqoftëse i hidhni një sy profilit në ‘Instagram’ të Era Istrefit, do të vini re se pothuajse në çdo foto është i pranishëm një koment nga DJ i famshëm, Diplo.

Ato i kemi parë shpesh herë së bashku, madje kanë sjellë dhe një bashkëpunim, por sipas “Panorama Plus”, lidhja e tyre është diçka më shumë se miqësore. 

Kjo lidhje është konfirmuar nga miqtë e tyre dhe e kanë cilësuar atë si diçka tepër serioze dhe mesa duket, dyshja është duke përjetuar një romancë në SHBA, aty ku dhe këngëtarja është duke ndjekur karrierën e saj.

Diplo nuk është i martuar, por ka 2 djem me Kathryn Lockhart, nga një romancë që ka filluar në vitin 2009 dhe ka mbaruar në vitin 2014. 

Tani mbetet vetëm konfirmimi nga ana e këngëtares.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco