Martesat ‘bien nga qielli’. Parashikimi astrologjik i fundjavës nga astrologja Meri Shehu

Martesat ‘bien nga qielli’. Parashikimi astrologjik i fundjavës nga astrologja Meri Shehu

15:57, 09/03/2019
A+ Aa A-

Toka Demi lidhet me pafundësine e ujit Neptunin si Oqean dhe sjellin nje martesë.

Kjo martese do jetë e mire në çdo aspekt.

Neptuni shpreh një realitet që duhet ta ndjejmë jo ta shikojmë. 

Është periudha më e mirë për të materializuar një ëndërr.

Dashi
Sot mund të gjenden rezrvat ekonomike e materiale për të bërë realitet një ëndërr një udhëtim apo një takim me dikë të dashur

Demi
Sot është një ditë ku do merrni përgjigje pozitive për kërkesat dhe qëllimet tuaja si dhe do bëni realitet një marrëdhënie që kishit ëndërruar

Binjaket
Do keni mundësine të realizoni një martese e cila dukej e pamundur ose një bashkëpunim të mirë i cili me ne fund ju jep fat

Gaforrja
Një plan shumë i rëndësishem dhe një takim shumë i mirë ju çon atje ku do donit sidomos në çështje ligjore dhe kontakte me jashtë. Keni martesë të dytë

Luani
Do përparoni në planet dhe çështjet familjare si edhe në një çështje ekonomike ku do fuqizoni pozitiat tuaja. Do keni takime intime të fuqishme

Virgjëresha 
Në planin personal dhe ligjor do forconi pozitat tuaja. Një bashkëpunim i rëndësishëm dhe një martese e rëndësishme ju pret

Peshorja
Jeta juaj e përditeshme do kthehet në një përrallë të bukur ku çdo ditë do mari ngjyra të këndshme duke ju përcjell pozitivitet

Akrepi
Do keni një ofertë shumë të rëndesishme dhe një ndjesi të fortë erotike dhe romantike. Qëllimi juaj bëhet partneri që e dëshironi për të ndryshuar ngjyrat e jetës më në fund

Shigjetari
Ju pret një etapë e bukur pune dhe fantazie e romantizmi në ambjentin ku jetoni. Filmi i jetës tuaj do filloj të luhet aty. Mos ikni ju do vijnë të tjerët tek ju

Bricjapi
Dashuria dhe takimet romantike do bëhen qëllimi me i prekshëm. Do lidheni fuqishëm me njerëzit që doni dhe do takoheni në vende romantike

Ujori
Një plan i rëndësishem që lidhet me familjen dhe egzistencen tuaj të bollshme materiale vihet ne funksionim. Do merrni apo do fitoni shumë para.

Peshqit
Ka ardhur momenti të realizoni fantazitë tuaja dhe ëndrrat tuaja. Me një sulm të vetëm dhe të fuqishëm mund të rrëzoni cdo pretendent që donte të futej ne jetën dhe fatin tuaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco