Nga udhëtimet luksoze, te çokollatat me ka.nabis/ Dhuratat 100 mijë $ që do t’i marrin të pranishmit në ‘Oscars 2019’

Nga udhëtimet luksoze, te çokollatat me ka.nabis/ Dhuratat 100 mijë $ që do t’i marrin të pranishmit në ‘Oscars 2019’

22:11, 24/02/2019
A+ Aa A-

Ceremonia prestigjioze e ndarjes së çmimeve Oscar do të zhvillohet në orët e para të të hënës (me oren tonë), ndërsa edhe këtë vit, të nominuarit dhe të famshmit tjerë të pranishëm do të marrin nga një qese me dhurata për shkak të prezencës së tyre në këtë eveniment.

Qeset me dhurata, të cilat mbajnë emrin “Everyone Wins”, tradicionalisht i ndaj agjencia e marketingut Distinctive Assets nga Los Angelesi, ndërsa kësaj radhe janë tejet kreativë.

Mes tjerash, aty do të ketë pe për pastrimin e dhëmbëve, furça fluoreshente për tualet që shkëlqen në errësirë, trëndafil që ndryshon ngjyrën, qerpikë artificialë luksozë, si edhe çokollatë me kanabis.

Image

Duke qenë se në Kaliforni është legalizuar marihuana (për përdorim shëndetësor dhe të rekreacionit), ndër dhuratat do të jetë edhe një kartelë e anëtarësimit vjetor për Klubin e Dashamirëve të Marihuanës.

Në kuadër të dhuratave përfshihet edhe qëndrimi dyditor në San Marcos të Kalifornisë, darkat luksoze, fitnesi me trajnerë privatë, si edhe shumë produkte kozmetike. Ndërsa, sipas Forbes, vlera totale e dhuratave është 100.000 dollarë (88.140 euro).

Lash Fary, themeluesi i agjencisë Distinctive Assets, ka sqaruar se qëllimi nuk është që t’i lënë dikujt përshtypje përmes çmimit të dhuratave, por për të vlerësuar dhe shpërblyer talentin hollivudian me dhurata argëtuese që shkaktojnë gëzim.

Image

Në mesin e dhuratave të shtrenjta, janë edhe udhëtimet luksoze në Halkidiki të Greqisë, në Islandë apo Kosta Rikë, si edhe pikturat artistike.

‘Academy Awards 2019’ zhvillohet të dielën mbrëma më 24 shkurt (në orët e para të të hënës me kohën tonë, ndërsa fillimi i ndarjes së çmimeve pritet të jetë rreth orës 2:00 të mëngjesit).

Spektakli i ndarjes së çmimeve pritet të zgjatë deri në tre orë, ashtu që pritet të mbarojë rreth orës 5:00 të mëngjesit me kohën tonë. Sidoqoftë, këtë vit mund të zgjasë pakëz më shumë kur kihet parasysh se do të ndahen 24 çmime dhe do të ketë më shumë performanca në skenë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco