VIDEO/ Shpallet fituesi i Sanremos, plasin polemikat në rrjete sociale Fituesi i Sanremos Mahmood

VIDEO/ Shpallet fituesi i Sanremos, plasin polemikat në rrjete sociale

10:31, 10/02/2019
A+ Aa A-

Festivali shumë i dashur për italianët ‘Sanremo’ i cili  zgjati 5 netë rresht mbylli siparin mbrëmjen e kaluar.

Fituesi i festivalit u shpall reperi 27 vjeçar Mahmood me këngën e tij ‘Soldi’, këngë e cila fitoi zemrat e publikut italian menjëherë.

 Përgjatë një konference për shtyp, fituesi u pyet nëse do ta përfaqësojë Italinë në “Eurovizion”, ndërkohë përgjigja e tij ishte mjaft entuziaste: “Po, po!”

Po kush është reperi  Mahmood që fitoi festivalin?

Mahmood  ka lindur në Milano me një nënë italiane dhe një baba egjyptian.

 Dhe kjo prejardhe e reperit  nuk është pëlqyer nga shumica, prandaj kanë plasur dhe polemikat në rrjete sociale.

Dhe një nga ata është dhe ministri i brendshëm italian Matteo Salvinit.

Ai e ka shkruar në një postim në facebook:

'Mahmood... mah....Kënga më e bukur italiane? Unë do të kisha zgjedhur Ultimo, ju si mendoni'?

 Kujtojmë se festivalin e një viti më parë “Sanremo 2018” e fitoi këngëtari shqiptar Ermal Meta në duet me Fabrizio Moro-n me këngën: “Non mi avete fatto niente.” ku sërish nuk munguan polemikat për shkak të prejardhjes shqiptare  të këngëtarit Ermal Meta.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco