FOTO/ Zbulohet se kush është vajza misterioze që publikoi Flori Mumajesi

FOTO/ Zbulohet se kush është vajza misterioze që publikoi Flori Mumajesi

09:57, 10/02/2019
A+ Aa A-

 Flori Mumajesi është padiskutim një ndër këngëtarët më të mirë shqiptarë dhe shumë i dashur për publikun.

Ai prej disa javësh ka qenë në qendër të mediave rozë, jo vetëm për sukseset me hitet e tij, por edhe për aludimet në lidhje me jetën private pasi e kanë bërë disa herë të lidhur me këngëtare të ndryshme shqiptare.

Mirëpo çdo gjë ka mbetur në kuadrin e thashethemeve pasi protagonistët i kanë mohuar lajmet.

Por edhe pse i ka mohuar lajmet, ai shpesh herë “luan” me fansat duke i bërë shpesh konfuzë me postimet e tij në rrjetet sociale dhe i tillë ishte ky i fundit.

Flori ka publikuar një foto ku tregon tatuazhin e tij në krah, pjesën nga buzët e poshtë, por edhe këmbët e një personi tjetër që shihet i ulur në divan.

Dhe sipas ‘iconstyle’ vajza në foto është Fifi dhe ndoshta me siguri është ajo që ju prisnit të ishte.

Siç mund ta shikoni në foton e mëposhtme, këngëtarja mban të njëjtën bluzë sportive veshur, si në foton me Florin.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco