Përdhunimi/ E ëma e Cristiano Ronaldos në mbrojtje të të birit: Në hotel nuk shkohet për të luajtur letra

Përdhunimi/ E ëma e Cristiano Ronaldos në mbrojtje të të birit: Në hotel nuk shkohet për të luajtur letra

23:00, 07/02/2019
A+ Aa A-

Pas akuzave të shumta që po bëhen për të birin, nëna e Cristiano Ronaldo, Dolores Aveiro ka reaguar për herë të parë në mbrojtje të tij. Ajo është shprehur se e di shumë mirë çfarë djali ka rritur dhe nuk do i pranonte kurrë akuzat që po bëhen për të. Dolores u shpreh me ironi se akuzuesja e Ronaldos, Katherin Mayorga nuk shkoi në dhomën e tij të hotelit për të luajtur letra.

“Kam besim tek djali im, kur bëhet fjalë për atë që ka ndodhur. Kur ajo shkoi në hotel, nuk e bëri për të luajtur me letra, por për përfitime të tjera”, është shprehur e ëma e futbollistit.

Edhe Cristiano vazhdimisht është përpjekur të hedhë poshtë akuzat e përdhunimit, megjithatë pritet që gjykata të vendosë mbi çështjen.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco