Bixhoz me dashurinë/ Shivai takohet me të fejuarin e Anikës, ja ç’do ndodhë nesër

Bixhoz me dashurinë/ Shivai takohet me të fejuarin e Anikës, ja ç’do ndodhë nesër

18:39, 04/02/2019
A+ Aa A-

Shivai dhe Ragni habiten kur mësojnë se i fejuari i Anikës është Vikrami. Ata kërkojnë të dinë më shumë mbi Vikramin. Anika kujton fjalët e infermieres dhe i flet për Vikramin. Shivai kërkon të takojë Vikramin. Ai nuk e beson që Anika e ka të fejuar.

Xhanvi vendos të kthehet në shtëpi por Zvetlana i kërkon të qëndrojë. Ato frikësohen kur shohin një mesazh nga Texh. Om imagjinon sikur Gori është kthyer. Gori mëson se Om do bëjë ekspozitën e tij. Zvetlana sheh Texhin dhe i tregon Xhanvit.

Xhanvi po bashkëpunon me Texhin kundër Zvetlanës. Texh i tregon Xhanvit se Zvetlana ka një provë kundër tij. Xhanvi vendos ta ndihmojë Texhin. Bavja merr një video nga Rudra i cili i thotë të kthehet në Mumbai për të marrë çipin.

Shivai i kërkon Gorit të kthehet. Anika lavdëron Vikramin para Shivait. Shivai kërkon që Anika të thërrasë Vikramin por ajo gjen justifikime. Vikram vjen në shtëpinë Oberoi. Anika habitet. Shivai e ka thirrur Vikramin që të vijë.

Vikram i thotë Shivait se Anika është e fejuara e tij. Shivai dhe Anika habiten. Shivai shkon u tregon Omit dhe Rudrës. Vikram i tregon Anikës se dëgjoi bisedën e saj me Shivain dhe prandaj e ndihmoi. Rudra i thotë Shivait se Anika dhe Shivai mund të jenë duke gënjyer.

Shivai vendos ta çojë lojën deri në fund. Gori shkon në ekspozitën e Omit. Om ka pikturuar Gorin në çdo pikturë. Shivai i kërkon Vikramit të qëndrojë për drekë. Anika mundohet të largojë Vikramin por ai pranon ofertën e Shivait. Anika ndihet keq që po e gënjen Shivain./revistawho.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco