Reperi i njohur shqiptar në Gjermani: Nuk ka rëndësi se sa i zënë je, merre në telefon nënën çdo ditë

Reperi i njohur shqiptar në Gjermani: Nuk ka rëndësi se sa i zënë je, merre në telefon nënën çdo ditë

19:10, 30/01/2019
A+ Aa A-

Ai është një ndër reperët më të famshëm jo vetëm ndër shqiptarët, por edhe te shteti gjerman.

Bëhet fjalë për Azetin, i cili ka qenë shumë aktiv gjatë gjithë vitit të kaluar me këngë të reja dhe koncerte të ndryshme.

Këngëtari është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale teksa po sjell imazhe, video dhe mesazhe që kanë të bëjnë me përditshmërinë.

Së fundi, artisti ka lënë një porosi për të gjithë fansat dhe njerëzit teksa i dedikohet përkushtimit ndaj nënave.

Ai përmes llogarisë personale në Instagram ka pohuar se nuk ka rëndësi se sa nuk keni kohë, thirre nënën çdo ditë të jetës.

“Nuk ka rëndësi sa i zënë je, nuk ka rëndësi ku je, kurrë mos e harro një gjë, merre nënën në telefon çdo ditë”, ka shkruar ai.

Reperi është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë ditëve në vijim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco