Bixhoz me dashurinë/ Gori arrin të fitojë dashurinë e Omit, ja ç’do ndodhë nesër

Bixhoz me dashurinë/ Gori arrin të fitojë dashurinë e Omit, ja ç’do ndodhë nesër

17:02, 30/01/2019
A+ Aa A-

Shivai takohet me Tian dhe mëson se lidhja e saj me Dushjantin shkon për mrekulli. Tia i tregon Shivait se Anika ka bërë një sakrificë të madhe për të dhe mendon se ata janë bashkë. Shivai pyet Tian çfarë sakrifice ka bërë Anika.

Ajo largohet dhe e lë Shivain shumë kurioz. Gori i kërkon ndihmë Rudrës që ta bëjë Omin të marrë frymëzim për të pikturuar. Shivai ka një ide dhe i ofron ndihmë Gorit. Rudra ndjek Bavjan për të mësuar çfarë po fsheh.

Shivai shkon tek Anika dhe e pyet çfarë sakrifice ka bërë për të. Anika i thotë se tani asgjë nuk ka rëndësi pasi ata kanë vazhduar jetën e tyre. Shivai nuk e beson këtë dhe i kërkon Anikës t’ja thotë në sy që e ka harruar dhe është fejuar me dikë tjetër.

Anika i thotë se çdo gjë mes tyre ka marrë fund. Shivai insiston që Anika t’i tregojë. Ajo është e vendosur për të mos ja treguar. Gori krijon një ambient magjik për Omin. Om mahnitet dhe kalon momente romantike me Gorin.

Ai frymëzohet për të pikturuar dhe pikturon Gorin. Gori i kujton Omit takimin e tyre në Bareli. Om thotë se e kishte harruar të vërtetën e saj dhe largohet me nerva. Bavja shkon në një shtëpi . Njerëzit e Sultanit e ndjekin dhe i vënë flakën shtëpisë.

Rudra shkon të shpëtojë Bavjan. Ajo sheh videon ku prindërit e saj janë duke vdekur dhe qan. Bavja kërkon të shohë fytyrën e Sultanit në video. Rudra i kërkon të dalin nga shtëpia por Bavja nuk bindet. Rudra e merr në krahë Bavjan dhe e nxjerr jashtë. Bavja i bërtet Rudrës që e shpëtoi./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco