‘Vajzat e mia do e kenë të vështirë të gjejnë partnerin e jetës’, Brixhida Kokëdhima habit me deklaratën

‘Vajzat e mia do e kenë të vështirë të gjejnë partnerin e jetës’, Brixhida Kokëdhima habit me deklaratën

23:15, 24/01/2019
A+ Aa A-

E ëma e këngëtares së njohur Besa Kokëdhima, njëkohësisht edhe bashkëshorte e deputetit Koço Kokëdhima, ka qenë e ftuar pasditen e sotme tek ‘Rudina’. Biseda u soll rreth familjes, bashkëshortit të saj dhe 3 vajzave. Sigurisht një pjesë e rëndësishme e bisedës ishte edhe fjala e saj si nënë për vajzat, të cilat tashmë janë në kohën e duhur për të zgjedhur partnerin e jetës. Megjithëse stilistja Bora Kokëdhima tashmë e ka gjetur dhe siç thekson Brixhida është shumë e lumtur.

Po për Besën, këngëtaren e njohur nga të gjithë dhe motrën tjetër të saj?

“Vajzat e mia kërkojnë që të gjejnë burrin e jetës si babin e tyre, duan që t’i ngjajë Zotit Koço. Unë ju kam thënë të zgjedhin me zemër dikë që e duan, por si të gjitha vajzat edhe ato duan që bashkëshorti t’i ngjajë babait. Kështu që unë mendoj se vajzat e mia do e kenë të vështirë ta gjejnë shokun e jetës”,-u shpreh Kokëdhima.

Në vazhdimësi Brixhida foli edhe për marrëdhënien me bashkëshortin politikan. Kujtojmë se kjo është një nga daljet e rralla të saj publikisht.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco