'Zgjati 30 minuta, ishte brutal! Abuzuan dhe 3 miqtë e tij'- flet modelja që u përdhunua nga Chris Brown

'Zgjati 30 minuta, ishte brutal! Abuzuan dhe 3 miqtë e tij'- flet modelja që u përdhunua nga Chris Brown

06:50, 23/01/2019
A+ Aa A-

Yjet muzikorë hasin shpesh në probleme me vajzat. Ato mund të abuzojnë dhe ngacmojnë seksualisht femra që nuk i njohin fare.

Rasti konkret lidhet me arrestimin që iu bë dje këngëtarit Chris Brown  i cili u arrestua dje në Paris dhe dyshohet se ka përdhunuar një modele franceze.

Një vajzë 24-vjeçare e ka akuzuar këngëtarin duke thënë se e përdhunoi mbrëmjen e 15 janarit në një hotel në kryeqytetin francez.

Në një intervistë për revistën "French Closer", vajza tha se e takoi këngëtarin nga një mikeshë që punonte në klubin e natës ku ai do performonte.

"Shoqja më pyeti se cfarë do të bëja të nesërmen dhe nëse doja të takoja Chris Brown. Unë i thashë po dhe ditën tjetër kishim një takim në 11:30 të natës në hotelin Mandarin Oriental ku do takonim reperin. Në recepsionin e hotelit u takova me miqtë e tij dhe disa vajza tjera. Të gjithë shkuam tek suita ku qëndronte për ta marrë dhe më pas shkuam në klubin e natën "The Quay".

Gjithcka po shkonte mirë. Rreth 4 të mëngjesit, ata vendosën të ktheheshin në hotel. Unë doja të shkoja në shtëpi, por një prej stafit të Chris Brown më kapi nga krahu dhe më tha të shkoja se do kalonim të gjithë një natë të bukur.

Kur dolëm nga klubi, ishin dy makina të mëdha Mercedes të mbushura plot. Unë i thashë se nuk ka vend, prandaj po shkoj në shtëpi. Nuk më lejuan të largohesha dhe me futën në makinën e Chris Brown me një vajzë tjetër. Para se të hynim në suitë, bodigardi na i mori celularët. E konsiderova si një moment për të ruajtur privatësinë e këngëtarit nga fotografitë prandaj nuk u shqetësova. Hymë brenda dhe na ofruan pije, kokainë dhe kanabis. Ishin rreth 15 vajza, mikesha të Chris Brown. Muzika ishte e lartë, njerëzit hynin e dilnin. Ishte pak kaotike", tregoi 24-vjeçarja.

Momenti kur do të përjetonte përdhunimin vinte nga një takim me reperin në tualet.

"Unë shkova në banjë. Chris Brown më ndoqi dhe më kapi nga krahu. Ai më futi në një dhomë zhveshjeje dhe mbylli derën. Zgjati 25 deri 30 minuta. Është e vështirë për mua ta tregoj në detaje se çfarë bëri ai, por ishte brutale dhe e dhunshme. Ai më kërcënonte dhe ishte agresiv. Kisha frikë. Sapo përfundoi, hapi derën. I thashë se dua të marr celularin e të shkoj në shtëpi.

Chris Brown shkoi tek një prej miqve të tij. Mendoja se do më jepnin celularin, por jo. Bodigardi më futi në dhomën e tij, mbylli derën dhe abuzoi me mua. E njëjta gjë ndodhi dhe pas tij. Isha e frikësuar dhe doja të shkoja në shtëpi. Aty ishin tre meshkuj muskulozë dhe agresivë. Nuk mund të bëja asgjë. Isha e tmerruar dhe e humbur në atë vend",përfundoi 24-vjeçarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco