Mbaron ‘Bixhoz me dashurinë’, ja deri kur do e ndiqni serialin

Mbaron ‘Bixhoz me dashurinë’, ja deri kur do e ndiqni serialin

20:53, 16/01/2019
A+ Aa A-

Në shkurt të vitit të kaluar filloi transmetimin një nga serialet me të ndjekur në Indi, “Bixhoz me dashurinë”. Duke qenë se serialet indian janë shumë të pëlqyer, Bixhoz me dashurinë u ndoq shumë edhe në Shqipëri.

Megjithatë fansave të serialit ju themi se Bixhozit i ka ardhur fundit. Drejtori i programacionit të TV Klan, Albert Dumani ishte i ftuar sot në emisionin “Rudina”.

Alberti foli mbi serialin e ri “Kryeqyteti Abdylhamit” dhe në fund përmendi edhe dy serialet që jepen pasdite në TV Klan, “Bixhoz me dashurinë” dhe “Xhenet”.

Dumani tha se të dyja këto seriale do mbarojnë në mars. Ai nuk bëri të ditur cilat seriale do fillojnë pas tyre, por do t’i zbulojmë së shpejti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco