Selena Gomez thyen heshtjen në Instagram, rikthehet me mesazhin e fuqishëm

Selena Gomez thyen heshtjen në Instagram, rikthehet me mesazhin e fuqishëm

16:21, 15/01/2019
A+ Aa A-

Selena Gomez është rikthyer në mediat sociale pas një mungese katër mujore, për t’ju uruar fansave të saj një vit të ri të lumtur.

26-vjeçarja nuk kishte postuar në profilin e saj në Instagram që nga fundi i shtatorit, kur ajo njoftoi se po bënte një pushim nga mediat sociale dhe u kujtoi ndjekësve të mos postonin komente negative

Gomez publikoi të hënën një postim falënderues për 144 milionë ndjekësit e saj, të cilët i falenderonte për “dashurinë dhe mbështetjen” e tyre.

Ajo shkruante:

“Ka kaluar kohë që kur nuk keni dëgjuar nga unë, por dua t’ju uroj të gjithëve një vit të ri të lumtur dhe t’ju falënderoj për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Viti i kaluar ishte patjetër një vit i vetë-reflektimit, sfidave dhe rritjes. Gjithmonë janë ato sfida që ju tregojnë se kush jeni dhe çfarë jeni në gjendje të kapërceni. Më besoni, nuk është e lehtë, por unë jam krenare për personin që po bëhem dhe pres me padurim vitin e ardhshëm.”

Selena Gomez qëndroi për disa javë në spital si pasojë e krizës mendore që pësoi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco