FOTO/ Elvana Gjata bëhet e gjallë më në fund, ja ku ndodhet ajo

FOTO/ Elvana Gjata bëhet e gjallë më në fund, ja ku ndodhet ajo

16:54, 13/01/2019
A+ Aa A-

Që prej ngjarjes së bujshme në bllok ku emri i saj u lakua tejmase nga mediat dhe publiku, Elvana Gjata vendosi të zhdukej nga sytë e të gjithëve dhe nga rrjetet sociale. Pak pas skandalit ajo promovoi këngën e saj më të fundit në bashkëpunim me Poo Bear. Megjithatë, postimet e promovimit nuk gjenden më në profilin e e Elvanës në Instagram.

Prej disa kohësh tashmë këngëtarja nuk dihet se ku ndodhet. Gjithashtu është e paqartë se kur do të kthehet me projekte të reja muzikore. Por moderatori Ermal Mamaqi zbuloi diçka në rrjete sociale.

Ai publikoi një fotografi me stilistin Valdrin Sahiti dhe fotografin Artan Korenica. Fotografia ishte shkrepur në atelienë e Valdrinit, e cila ndodhet në Prishtinë. Ermal Mamaqi shkruajti në përshkrim se fotoja ishte shkrepur nga Elvana.

 

 

“Kjo foto u shkrep nga @elvanagjataaaa që vetëm mu më nxjerr keq… #2Gisht Mjaltë së shpejti në të gjitha Kinematë. @valdrinsahitiofficial @artankorenica”

Kështu shkruan Ermali në Instagram. Me këtë na lë të kuptojmë se Elvana momentalisht ndodhet në Prishtinë në shoqërinë e dy miqte të saj më të mirë, Ermalit dhe Valdrinit. Gjithashtu, nuk dihet ende për projekte muzikore por këngëtaren do ta shohin së shpejti në projektin e saj më të fundit kinematografik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco