VIDEO emocionuese/ Shoferja e autobuzit shpëton nga të ftohtit vogëlushin 3 vjeçar

VIDEO emocionuese/ Shoferja e autobuzit shpëton nga të ftohtit vogëlushin 3 vjeçar

14:11, 12/01/2019
A+ Aa A-

Ishte mëngjesi i 22 dhjetorit dhe  një ditë e zakonshme pune si shofere autobusi për Irene Ivic por gjithçka ndryshoi kur ajo vuri re një femije 3-vjeçar të braktisur në rrugët e Milwaukee, SHBA, në temperaturat e ulëta të këtij dimri.

E shokuar, Irene ka ndaluar menjëherë autobusin dhe ka marrë vogelushin i cili vraponte i zbathur dhe i veshur vetëm një bluzë dhe pelenë.

 Ajo e ka marrë në krahë dhe e ka futur menjeherë në autobus, ku pasagjerët ndihmuan të mbështillnin vogëlushin me veshjet e tyre teksa lajmeruan shërbimet e emergjencës.

Pas këtij veprimi kaq human Irene u nderua me një çmim nga eprorët e saj. 

 Pas zbardhjes së ngjarjes është kuptuar që fëmija ishte lënë jashtë nga nëna e tij, që mendohet të ketë probleme të shëndetit mendor. Menjëherë pas ngjarjes është berë i mundur bashkimi i të miturit me të atin.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco