Agim Krajka dhe bashkëshortja e tij rrëfejnë njohjen e tyre që ngjan me skenat e një filmi romantik

Agim Krajka dhe bashkëshortja e tij rrëfejnë njohjen e tyre që ngjan me skenat e një filmi romantik

12:56, 11/01/2019
A+ Aa A-

 Agim Krajka është një ndër kompozitorët  që i ka dhënë më së shumti muzikës shqiptare.

Këngët e tij këndohen edhe sot nga të gjithë.

Image

Për të rrëfyer gjithçka mbi profesionin, por  edhe për jetën e tij private, këtë të mërkurë emisioni ‘Soirée ’ishte si i ftuar special.

Në emision kompozitori i njohur tregoi se si i kanë lindur idetë për këngët e tij si dhe për jetën e tij private ku tregoi se si ka qënë si baba dhe si bashkëshort.

Po ashtu në emision ishte e ftuar dhe bashkëshortja e tij Ami ku ka rrrëfyer njohjen me kompitorin.

“Unë jam njohur me të që në festivalin e 6-të në 1969. Unë isha instrumentiste dhe Krajka kishte krijimtarinë. Pastaj Gimi u afrua më shumë. Ne në atë kohë linim pasaportat dhe kur e pyeta se ku ishte e imja, Krajka tha: ‘kanë shkuar në gjendjen civile’. Me thënë të drejtën nuk e kuptova. Megjithatë ai gjeti momentin dhe bëri kërkesën, por e refuzova se isha e re. Ai insistoi. U bë sebep një xham sahati. Mua më ra xhami dhe ma mori Krajka për të rregulluar dhe kështu nisi…”, –  tha Ami.

Një njohje e bukur që ngjan shumë me skenat e një filmi romantik.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco