FOTO/  Të zbukurosh pemën e Krishtlindjes me këpucët 'Louboutin' të ish të dashurës/ Këtë e bën vetëm 50 Cent

FOTO/ Të zbukurosh pemën e Krishtlindjes me këpucët 'Louboutin' të ish të dashurës/ Këtë e bën vetëm 50 Cent

10:54, 19/12/2018
A+ Aa A-

50 Cent është një nga reperët më të famshëm dhe të suksesshëm.

Me një karrierë të gjatë në muzikë, reperi sot e kësaj dite preferohet shumë nga fansat dhe koncertet e tij mbushen plot. 

Meqënëse festat po afrohen 50Cent ka gjetur një mënyrë shumë të veçantë për të zbukuruar pemën e Krishtlindjes.

Pas ndarjes nga e dashura, 50 Cent ka përdorur të gjitha këpucët e saj, për t’i vendosur në vend të topave në pemë.

'S’munda t’i gjej dot topat e pemës, kështu që rraqet e ish-it tim më zgjidhën punë dhe po, ajo u largua me ato çfarë erdhi', shkruan ai  duke na treguar se ajo nuk mori asgjë pas ndarjes nga reperi.

Ato që bien në sy në foto janë mbi 30 këpucë “Christian Louboutin”, që i bie përafërsisht 15 palë këpucë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco