VIDEO/ Soni Malaj po bën gjithçka vetëm e vetëm që të fitojë Festivalin e RTSH-së...

VIDEO/ Soni Malaj po bën gjithçka vetëm e vetëm që të fitojë Festivalin e RTSH-së...

16:51, 18/12/2018
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, duket se e ka marrë shumë seriozisht konkurrimin në Festivalin e RTSH-së.

Përveç këngës së bukur, me të cilën po konkurron në këtë festival, ajo po i jep shumë rëndësi edhe performancës në këtë kompeticion, të konsideruar ndër më të rëndësishmit në vend për sa i përket muzikës së mirë.

Soni ka publikuar në Instagram një video, ku shfaqet duke kërcyer edhe me veshje joprofesionale për kërcim, ndërkohë që po ushtron zërin edhe në kanto.

“Cdo dite, perdite, me ore te tera,deri ne naten e performances.

Mirenjohje per mesuesen time te kantos Berta Kaçaj,qe me ushtron me te njejtin seriozitet,qe kur isha e vogel.Shihemi ne festivalin e madh ne datat 20,21,22 dhjetor

Klikoni ne youtube kengen time”Me e forte”, shkruan Soni përbri videos së publikuar.

Duke mbajtur formën fizike dhe atë të zërit me këto ushtrime, Soni thekson se do punojë ditë e natë, për t’ia arritur qëllimit, që të dalë sa më mirë në festival.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco