Nis seriali komedi që do t’ju mbaj të ‘mbërthyer’ para ekranit.Olti Currri zbulon detaje

Nis seriali komedi që do t’ju mbaj të ‘mbërthyer’ para ekranit.Olti Currri zbulon detaje

15:04, 18/12/2018
A+ Aa A-

Blogeri i njohur Olti Curri është një ndër personazhet më të ndejkur në rrjetin social Instagram.

Image

Së fundmi ai ka zbuluar se po merr pjesë në një serial që do të transmetohet në ekranet shqiptare në janar të 2019.

Në videot e publikuara në Instastory ai shfaqet teksa xhiron, i veshur me kostum dhe i ulur në një zyrë.

Sipas revistës ‘Who’ seriali quhet  ‘Familja Kuqezi’ dhe do të ketë në qendër një familje me 6 anëtarë, rreth të cilëve zhvillohen ngjarjet dhe Olti Curri, do të ketë rolin e një pronari kompanie të pamëshirshëm.

Me një kast të zgjedhur aktorësh të rinj dhe të njohur, ky serial pritet të sjellë shumë argëtim në familjet shqiptare.

Videot nga sheshxhirimi vetëm do t’iu shtojnë kuriozitetin për të ndjekur seritë që do nisin transmetimin nga fillimi i vitit 2019.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco