Rikthehet pas vrasjes në Bllok? Detaji për Elvana Gjatën që i ngatërroi të gjithë shqiptarët! Ja e vërteta!

Rikthehet pas vrasjes në Bllok? Detaji për Elvana Gjatën që i ngatërroi të gjithë shqiptarët! Ja e vërteta!

20:21, 16/12/2018

Elvana jo që s’do rikthehet, por qenkemi ngatërruar të gjithë!

Këngëtarja u largua nga Shqipëria pas përplasjes me armë në një lokal në zonën e ish- Bllokut në Tiranë, ku u lakua dhe emri i saj bashkë me të të fejuarit Ervin Mata.

Që atëherë, Elvana Gjata është “zhdukur” nga rrjetet sociale duke mos qenë aktive dhe askush nuk di gjë për të, përveç disa deklaratave tek-tuk nga persona të tjerë se ajo mund të ndodhet në Gjermani, ndërkohë që ishte shpallur në kërkim për të dëshmuar rreth ngjarjes së rëndë me pasojë një person të vdekur.

Por para disa ditësh ka qarkulluar një lajm se ajo po përgatitet për t’u rishfaqur në skenë. Siç u shkruajt në shumë media online, u tha që po shiten biletat për koncertet që pritet të mbajë Elvana, më në disa vende si Neë York, Filadelfia, Manchester, Londër, Belfast në prill dhe maj të 2019-ës.

Mirëpo e vërteta është krejt ndryshe. Me të vërtetë Elvana do t’i mbajë këto koncerte, por jo Elvana jonë. Bëhet fjalë për një grup të muzikës pop dhe rock me këtë emër Elvana i krijuar si një tribut ndaj Elvis Presley dhe Nirvana.

Nëse nuk besoni, ne të intv.al gjetëm foton e koncerteve të tyre, që përkon me ato koncerte për të cilat u tha se janë të Elvana Gjatës./Intv/

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment