FOTO/ Kejsi Tola dhe Flori bashkë?! Fansat: Ikën një, vjen më e mirë tjetra

FOTO/ Kejsi Tola dhe Flori bashkë?! Fansat: Ikën një, vjen më e mirë tjetra

10:27, 16/12/2018
A+ Aa A-

Prej ditësh në media po hidhen dyshime dhe aludime për një lidhje mes këngëtarit Flori Mumajesi dhe këngëtares Kejsi Tola.

Këto dyshime filluan që tek ‘Post Kënga Magjike’  ku dyshja u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Teksa Kejsi këndonte, Flori e përqafonte, i drejtohej me fraza nga teksti i këngës, bënte gjeste romantike.

Jo vetëm kaq po Flori i hodhi më shumë bënzinë zjarrit me një foto tjetër të Kejsit në Instagram shoqëruar me një zemër.

Fotoja duket të jetë shkrepur në një studio muzikore ndoshta në ambientet e “Threedots”.

Image

Nuk ka mjaftuar vetëm kjo foto por edhe ditën e djeshme, Flori ka postuar një foto në Instagram, ku shihet përkrah Kejsi Tolës dhe disa miqve të tjerë.

Ata shfaqen të qeshur duke ngritur dolli me njëri-tjetrin.

Kaq ka mjaftuar që fansat të nisin dhe të komentojnë, ku bien në sy komentet mbështetëse për Florin.

Njëra nga komentueset, i shkruan Florit: “Njëra ikën, vjen tjetra”-duke e ngacmuar kështu për këngëtaren Elvana Gjata.

Image

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

????????

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco