Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Bixhoz me dashurinë/ Anika dhe Shivai kalojnë natën e tyre të parë, ja ç’do ndodhë nesër

Bixhoz me dashurinë/ Anika dhe Shivai kalojnë natën e tyre të parë, ja ç’do ndodhë nesër

17:24, 06/12/2018
A+ Aa A-

Halla flet me dikë në dhomën e saj. Gori e dëgjon. Ajo sheh hallën duke krehur flokët dhe e pyet. Halla bën sikur nuk po fliste me askënd. Gori i tregon Omit që halla po fliste me dikë. Om nuk e beson.

Gori mundohet ta bindë.Halla i tregon Gorit që po fliste me fëmijën e saj Ratanin. Bavja bind Rudrën të shkojnë në polici. Ata kallëzojnë ngjarjen që panë dhe mësojnë se janë në rrezik të madh.

Inspektori i thotë se krimineli që u vra para tyre është vëllai i një gangsteri të njohur dhe tani ai është në kërkim të Rudrës dhe Bavjës për të mësuar kush ja vrau të vëllain. Bavjës i japin për detyrë të hyjë në familjen Oberoi si pjesë e planit të tyre.

Shivai e fton Anikën në dhomë për të kaluar momente romantike së bashku por Pinki nuk i lë rehat. Ajo ja bën Anikës me shenjë. Anika kujton kushtin që i vendosi Pinki. Ajo shkon në dhomë dhe e gjen ambientin të zbukuruar.

Shivai i thotë se nata e tyre e parë duhet të jetë speciale. Anika nuk e kupton Shivain për çfarë e ka fjalën. Shivai i dhuron Anikës një fustan nate. Ai i kërkon Anikës ta veshë. Anika nuk pranon. Shivai insiston.

Anika shkon ta veshë dhe del para Shivait me fustanin e veshur mbi rroba. Shivai habitet dhe dëshiron që t’ja veshë ai fustanin Anikës. Anika ja mbath me vrap. Ranvir e çon Priankën në shtëpi. Kamini e mirëpret. Ajo i bën foto Ranvirit dhe Priankës./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco