Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Bixhoz me dashurinë/ Anika bie në kurthin e Pinkit, ja ç’do ndodhë nesër

Bixhoz me dashurinë/ Anika bie në kurthin e Pinkit, ja ç’do ndodhë nesër

17:52, 03/12/2018
A+ Aa A-

Gori vret dorën duke vendosur byzylykët. Om kujdeset për të dhe kjo i bën përshtypje Gorit. Rudra nuk i ndahet Bavjës dhe i kërkon numrin e telefonit. Bavja e refuzon. Rudra mëson vendin ku ajo do të shkojë. Bavja informon shefin të nisin planin e tyre.

Gori dëgjon hallën duke folur me dikë në dhomën e saj. Ajo e pyet por halla e gënjen. Kamini ka frikë se Ranvir është dashuruar me Priankën. Rudra shkon për të takuar Bavjën. Ai i kap dorën ndërsa ajo i lutet ta lëshojë.

Anika ndjek Pinkin për të mësuar me kë do takohet. Të gjithë tronditen kur shohin Priankën dhe Ranvirin të martuar. Shivai nxehet. Prianka thotë se martesa ndodhi me dëshirën e saj. Shivai dhe Om nxehen me Ranvirin dhe mendojnë se ai e ka kërcënuar që të martoheshin.

Prianka mbron Ranvirin. Ranviri thotë se hyri në shtëpi dhe e bindi Priankën të martoheshin. Pinki e pyet si hyri në shtëpi. Ranvir i thotë nga dera e prapme. Shivai shikon kamerat për të parë se kush e ka hapur derën e prapme.

Të gjithë habiten kur shohin Anikën. Pinki akuzon Anikën se ka futur brenda në shtëpi Ranvirin. Ranvir thotë se Anika i hapi derën dhe e ndihmoi. Anika tronditet pasi nuk e ka bërë një gjë të tillë. Ajo ndodhej atje për të përgjuar Pinkin.

Por i gjithë ky është plani i Pinkit. Shivai nuk e beson Anikën dhe nxehet me të. Anika ikën duke qarë. Shivai thotë se nuk e pranon martesën e Ranvirit dhe Priankës. Ai përzë Ranvirin nga shtëpia. Prianka vrapon pas tij./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco